Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
DIGITCRESHE NË FAZËN FINALE – NJË HAP PËRPARA NË TRANSFORMIMIN DIXHITAL TË EDUKIMIT


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) ka qenë një partner kyç në këtë rrugëtim transformues, duke kontribuar aktivisht me trajnime për pedagogët, një Intensive Study Program për studentët dhe Masterclass inovative për përgatitjen e gjeneratës së re të profesionistëve në industri kreative dhe kulturore!
RISI: Webinaret tashmë të disponueshme në platformën DIGITCRESHE!
Studentët dhe profesionistët nga e gjithë bota mund të përfitojnë nga përmbajtja inovative e webinareve të lançuar në platformë, duke ndjekur trajnimet më të fundit mbi edukimin dixhital dhe teknologjitë krijuese!
Çfarë kemi arritur?
Trajnime praktike për pedagogët mbi metodologjitë e avancuara të mësimdhënies.
Program studimor intensiv për studentët me eksperienca ndërkombëtare.
Masterclass nga ekspertë të industrisë për të fuqizuar kompetencat dixhitale dhe krijuese.
Platforma DIGITCRESHE me webinare të hapura për këdo që dëshiron të thellojë njohuritë në këtë fushë!
Ky është një moment i rëndësishëm për edukimin në Ballkanin Perëndimor dhe përtej! Bashkë, po krijojmë një ekosistem inovativ për të ardhmen e arsimit të lartë!
Bashkohuni me ne në këtë revolucion dixhital! Shikoni webinaret dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!
#DIGITCRESHE #UMSH #DigitalEducation #CreativeIndustries #ActiveLearning #ErasmusPlus #HigherEducation #Innovation #Webinars
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
