Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Intensive Study Program dhe Masterclass në kuadër të projektit DIGITCRESHE



Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH), si një nga 15 partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në projektin prestigjioz DIGITCRESHE: Digital Transformation in the Western Balkans Education (ERASMUS+), ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e dy aktiviteteve të rëndësishme:
10-11 Dhjetor 2024: Intensive Study Program (ISP)
11-12 Dhjetor 2024: Masterclass
Ky projekt synon transformimin dixhital të arsimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke sjellë metoda të reja dhe inovative për mësimdhënie dhe të nxëni. Studentët dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për epokën dixhitale. Në përfundim të këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata ndërkombëtare, duke u vlerësuar për përfshirjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces edukativ inovativ.
#UMSH #DIGITCRESHE #ErasmusPlus #TransformationDigital #IntensiveStudyProgram #Masterclass #DigitalEducation





FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
