Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Dita e kulturës, gjuhës e traditës arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.






Dita e kulturës, gjuhës e traditës arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Qen dra Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe së bashku me Ambasadat e vendeve arabe në Tiranë organizoi për të tretin vit radhazi ditën e kulturës, gjuhës e traditës arabe në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim të UNESCO-s.
Te pranishëm në këtë aktivitet ishin dekani i trupit diplomatik të vendeve arabe, Ambasadori i Arabisë Saudite, Ambasadori i Egjiptit, Ambasadori i Palestinës, Z/Ambasadore e Katarit, I ngarkuari me punë i Kuvajtit, E ngarkuar me punë e Algjerisë dhe Këshilltari i Libisë si dhe përfaqësuesi i UNHCR në Tiranë. Ish ministra të jashtëm, ambasadorë të Shqipërisë në vendet arabe dhe jo vetëm, përfaqësues të OJF-ve, medias, profesore dhe studentë ndoqën me interes këtë aktivitet.
Ceremonia u hap nga Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë Profesor Arben Cici, i cili nënvizoi se diversiteti kulturor nuk është vetëm trashëgimia e përbashkët e njerëzimit, por edhe një forcë shtytëse për zhvillim, paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik Adrian Civici theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në kuadër të një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse ndërkulturore të Universitetit Mesdhetar vecanërisht në ditën e veçantë të diversitetit kulturor dhe të dialogut, si një mjet i rendësishëm për të parandaluar numrin e madh të konflikteve me bazë dhe nxitje kulturore të ditëve të sotme.
Në fjalën e tij Sh.T.Z. Hassan Shawky, Ambasador i Republikës Arabe të Egjiptit falenderoi Universitetin Mesdhetar dhe Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe për traditën e krijuar dhe pjesmarrjen e shumë të rinjve në të. Shqipëria dhe Egjipti kanë një trashëgimi historike të vyer të marrëdhënieve mes popujve qëshërben si shembull dhe nxitje për nje të ardhme të përbashkët të pasur me diversitet kulturor, dialog, respekt reciprok dhe gjithëpërfshirje.
Në këtë kuadër ai prezantoi edhe kandidaturën e vendit të vet, Dr. El-Enany për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s tëshoqëruar me një material filmik.
Fjala e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Z. Endrit Yzeiraj u fokusua në rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm tëmarr ëdhënieve jo vetëm politike por dhe ekonomike me vendet arabe në të ardhmen, bazuar ne raportet e vjetra miqësore mes Shqipërisëdhe këtyre vendeve. Ai vlerësoi këtë aktivtet si një mundësi e re nëqasjen e diversitetit kulturor me botën arabe nëprmjet promovimit tëgjuhës dhe kulturës arabe.
Profesori dhe shkrimtari, z. Ylljet Alicka, nëpërmjet përshtypjeve të tij nga përvoja e përkthimit të veprave të tij në gjuhën arabe dhe pjesëmarrjes në Panairin e librit në Kajro, theksoi se nëpërmjet kulturës dhe promovimit të diversitetit kulturor shoqëritë dhe popujt afrohen dhe kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe social të tyre.
Profesore Gilda Hoxha tregoi përshtypjet e saj të përvojës sëmësimimt të gjuhëve të huaja vecanërisht atë të gjuhës arabe si dhe impaktin e rëndësishëm në procesin e ndërnjohjes, atë të diversitetit kulturor shoqëritë dhe afrimit të popujve dhe shoqërive.
Në mbyllje të konferëncës të gjithë të ftuarit vizituan në hollin e UMSh, panairin e kulinarisë, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore arabe të përgatitur nga Ambasadat e vendeve arabe në Shqipëri.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
