Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Dita e kulturës, gjuhës e traditës arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe së bashku me Ambasadat e vendeve arabe në Tiranë organizoi për të tretin vit radhazi ditën e kulturës, gjuhës e traditës arabe në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim të UNESCO-s.

Te pranishëm në këtë aktivitet ishin dekani i trupit diplomatik të vendeve arabe, Ambasadori i Arabisë Saudite, Ambasadori i Egjiptit, Ambasadori i Palestinës, Z/Ambasadore e Katarit, I ngarkuari me punë i Kuvajtit, E ngarkuar me punë e Algjerisë dhe Këshilltari i Libisë si dhe përfaqësuesi i UNHCR në Tiranë. Ish ministra të jashtëm, ambasadorë të Shqipërisë në vendet arabe dhe jo vetëm, përfaqësues të OJF-ve, medias, profesore dhe studentë ndoqën me interes këtë aktivitet.

Ceremonia u hap nga Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe në Universitetin Mesdhetar i Shqipërisë Profesor Arben Cici, i cili nënvizoi se diversiteti kulturor nuk është vetëm trashëgimia e përbashkët e njerëzimit, por edhe një forcë shtytëse për zhvillim, paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sot, ne bashkohemi jo vetëm për të njohur pasurinë e trashëgimisë, gjuhës dhe traditave arabe, por edhe për të konfirmuar angazhimin tonë ndaj diversitetit kulturor, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës paqësore midis shoqërive. Në këtë frymë, ne jemi krenarë që universiteti ynë, nëpërmjet katedrës të Fondacionit Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, ka marrë një rol udhëheqës në nxitjen e mirëkuptimit ndërkulturor. Ne jemi, në fakt, i vetmi universitet në vend që ofrojmë kurse akademike në gjuhën arabe, një hap domethënës në ndërtimin e urave të dijes, vlerësimit dhe shkëmbimit midis kulturave, nënvizoi profesor Cici.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë  Akademik Adrian Civici theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në kuadër të një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse ndërkulturore të Universitetit Mesdhetar vecanërisht në ditën e veçantë të diversitetit kulturor dhe të dialogut, si një mjet i rendësishëm për të parandaluar numrin e madh të konflikteve me bazë dhe nxitje kulturore të ditëve të sotme. Diversiteti kulturor është një mjet i rëndësishëm për të arritur bagatinë, zhvillimin e qendrueshëm social dhe bashkëjetesën paqësore mes popujve. Në një botë ku shkëmbimet i tejkslojnë kufijtë fizikë të mësuarit rreth kulturave të tjera është thelbësore për të kapërcyer ndarjet, pamundësitë dhe sfidat, nënvozoi Rektori Civici.

Në fjalën e tij Sh.T.Z. Hassan Shawky, Ambasador i Republikës Arabe të Egjiptit falenderoi Universitetin Mesdhetar dhe Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për Gjuhën dhe Kulturën arabe për traditën e krijuar dhe pjesmarrjen e shumë të rinjve në të. Shqipëria dhe Egjipti kanë një trashëgimi historike të vyer të marrëdhënieve mes popujve që shërben si shembull dhe nxitje për nje të ardhme të përbashkët të pasur me diversitet kulturor, dialog, respekt reciprok dhe gjithëpërfshirje.

Në këtë kuadër ai prezantoi edhe kandidaturën e vendit të vet, Dr. El-Enany për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s të shoqëruar me një material filmik.

Fjala e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Z. Endrit Yzeiraj u fokusua në rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve jo vetëm politike por dhe ekonomike me vendet arabe në të ardhmen, bazuar ne raportet e vjetra miqësore mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve. Ai vlerësoi këtë aktivtet si një mundësi e re në qasjen e diversitetit kulturor me botën arabe nëprmjet promovimit të gjuhës dhe kulturës arabe. 

Profesori dhe shkrimtari, z. Ylljet Alicka, nëpërmjet përshtypjeve të tij nga përvoja e përkthimit të veprave të tij në gjuhën arabe dhe pjesëmarrjes në Panairin e librit në Kajro, theksoi se nëpërmjet kulturës dhe promovimit të diversitetit kulturor shoqëritë dhe popujt afrohen dhe kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe social të tyre.

Profesore Gilda Hoxha tregoi përshtypjet e saj të përvojës së mësimimt të gjuhëve të huaja vecanërisht atë të gjuhës arabe si dhe impaktin e rëndësishëm në procesin e ndërnjohjes, atë të diversitetit kulturor shoqëritë dhe afrimit të popujve dhe shoqërive.

Në mbyllje të konferëncës të gjithë të ftuarit vizituan në hollin e UMSh, panairin e kulinarisë, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore arabe të përgatitur nga Ambasadat e vendeve arabe në Shqipëri.

Kjo përvojë e jashtëzakonshme, e kthyer tashmë në traditë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë gjuhën dhe kulturën arabe si elementë të vyer të diversitetin kulturor në dobi të pranimit të kulturave dhe trashëgimnive të tjera, sidomos në rajonin e Mesdheut dhe botën arabe, të pasur me kultura, gjuhë, fe dhe histori të ndryshme dhe me kontribut të vyer në historinë e njerëzimit.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim