Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar

UMSH përfaqëson Shqipërinë në një konferencë ndërkombëtare mbi arsimin e lartë në epokën digjitale

UMSH përfaqëson Shqipërinë në një konferencë ndërkombëtare mbi arsimin e lartë në epokën digjitale

 Riga, Letoni – 8 Maj 2025

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) mori pjesë si institucion përfaqësues në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë:
“Higher Education in the Digital Age: AI, Learning Design, and Pedagogical Advances”, e zhvilluar në Riga të Letonisë më datë 8 Maj 2025.

 UMSH prezantoi konceptin dhe qasjen e tij për dixhitalizimin në arsimin e lartë shqiptar, përmes një prezantimi të titulluar:
“Digital Transformation in Albanian Higher Education – The UMSH Case”, në të cilin u evidentua mënyra sesi universiteti po ndërton një model praktik dhe të qëndrueshëm të integrimit të teknologjisë në mësimdhënie, menaxhim akademik dhe angazhim të studentëve.

Ky prezantim ishte pjesë e kontributit të UMSH në projektin DIGITCHRESHE, një iniciativë europiane që synon fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në Ballkan përmes transformimit digjital, përdorimit të inteligjencës artificiale dhe rritjes së kapaciteteve të mësimdhënies moderne.

 Theksi kryesor i prezantimit përfshiu:

Krijimin dhe funksionimin e Creative Lab si hapësirë inovative për studentët dhe stafin;
Integrimin e AI gjeneruese në proceset edukative dhe krijimin e përmbajtjes akademike;
Ndërthurjen e politikave institucionale me praktikat pedagogjike, për një qasje të qëndrueshme ndaj dixhitalizimit.
 Pjesëmarrja e UMSH në këtë konferencë ndërkombëtare përbën një hap të rëndësishëm për rritjen e profilit akademik ndërkombëtar të universitetit, si dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në debatin global mbi të ardhmen e arsimit të lartë në epokën e inteligjencës artificiale.

 UMSH mbetet i angazhuar për të sjellë inovacion, përfshirje digjitale dhe qasje bashkëkohore në të gjitha nivelet e arsimit universitar.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim