Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon konferencën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Ekonomisë Eurorajonale “Alcide De Gasperi” në Poloni, organizuan konferencën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me temë “Kufijtë e të Drejtave të Njeriut: Dialog midis Detyrimeve dhe Lirisë”. Në panelin hapës të konferencës morën pjesë Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Igli Hasani, Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, rektorja e Universitetit Polak të shkencave të aplikuara Prof. Magdalena Sitek dhe Antonio Felice Uricchio, Presidenti i Agjencisë Kombëtare për vlerësimin dhe akreditimin e Universiteteve dhe Instituteve të Kërkimit shkencor, Itali dhe ish Ministri i institucioneve publike në Poloni, prof . Dr Psemesvath Carnek.

Konferenca u hap nga Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Anastas Angjeli.

“Në një shtet si Shqipëria, që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, trajtimi i baraspeshuar i të drejtave dhe detyrimeve nuk është vetëm një objekt studimi, por edhe një detyrë politike dhe institucionale. Kjo nënkupton se çdo rend ligjor që pretendon të jetë evropian në frymë dhe përmbajtje, duhet të demonstrojë jo vetëm përfshirjen formale të këtyre të drejtave në legjislacion, por edhe funksionalitetin e tyre në praktikë përmes institucioneve të pavarura dhe efektive”, u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar në fjalën e tij.

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani theksoi se Demokracia nuk është një stad i përfunduar, por një proces i vazhdueshëm. “Ajo kërkon ruajtjen e një ekuilibri të ndjeshëm mes lirisë dhe përgjegjësisë, mes të drejtave të individit dhe detyrimeve të shtetit, mes sovranitetit kombëtar dhe angazhimeve ndërkombëtare. Shqipëria i jep rëndësi ruajtjes së këtij ekuilibri duke fuqizuar individin e përgjegjshëm që ecën paralelisht me konsolidimin e institucioneve që mbrojnë interesin publik”, u shpreh Ministri.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, theksoi se është përgjegjësi e përbashkët që me kurajo dhe vizion profesional kushtetutat të sillen në kontekstin e jetës duke bërë të mundur të jenë sa më pranë qytetarëve, në mënyrë që e drejta kushtetuese të jetë gjithpërfshirëse dhe e prekshme në përditshmërinë e tyre. “Si drejtuese e gjykatës kushtetuese e shoh misionin tonë jo vetëm si detyrë por si një mision thellësisht njerëzor dhe në këtë kontekst duhet të jemi të gatshëm të përqafojmë dhe të implementojmë të drejtat e gjeneratës së re, si të drejta që janë të gjykuara të cilat mund t’i nënshtrohen procesit gjyqësor me qëllim që ato të interpretohen, të garantohen dhe të zbatohen”, u shpreh ajo

Konferenca e bëri bashkë një komunitet të larmishëm ndërkombëtar studiuesish, ekspertësh dhe profesionistësh që vijnë nga fusha të ndryshme të dijes dhe vende të ndryshme të botës.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim