Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Projekte > Universiteti mesdhetar
Projekti LAIA, Universiteti Mesdhetar hap programin Master në Inteligjencën Artificiale
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të ofrojë vitin e ardhshëm akademik Programin Master në Inteligjencë Artificiale. Ky program i pari në Shqipëri i këtij lloj, i që financohet nga Bashkimi Europian, u prezantua në një takim me përfaqësues të biznesit, universitete partnere, staf akademik dhe studentë.
Dy zv, Rektoret e Universitetit Mesdhetar, Greta Angjeli dhe Nevila Rama mirëpritën të ftuarit në këtë takim dhe vlerësuan punën e bërë për hapjen e këtij programi. Dekani I Fakultetit të Informatikës Dhimitri Tole, gjithashtu e cilësoi me shumë vlerë këtë program. Shefja e Departamentit të Informatikës Erarda Vuka, prezantoi kurrikulën e këtij programi i cili është i dedikuar jo vetëm për studentët e informatikës, por edhe student të fushave të ngjashme të cilët mund ta ndjekin duke dhënë provime shtesë. Përfaqësueset e industrisë bankare, gjithashtu u bënë pjesë e diskutimeve për nevojën që ka tregu për ekspertë të specializuar në fushën e inteligjencës artificiale dhe lehtësirat që I ka sjellë ajo biznesit.
Programi Master në Inteligjencën Artificiale synon të trajnojë specialistë të aftë për përdorimin e teknologjive më të avancuara të AI-së. Programi zhvillohet në kuadër të projektit LAIA, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të rrisë kapacitetet në fushën e inteligjencës artificiale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Financimi i BE-së garanton përmbushjen e standardeve më të larta evropiane në arsimin dhe kërkimin shkencor, duke ofruar studentëve mundësi unike, përfshirë intershipe ndërkombëtare.
Programi synon të ofrojë një arsim të lartë cilësor në fushën e inteligjencës artificiale, duke ndërthurur mësimin akademik me aplikimin praktik. Nëpërmjet bashkëpunimeve me industrinë dhe sektorin publik, studentët pajisen me njohuri teknike të thelluara dhe aftësi të nevojshme për sukses në tregun global.
Kurrikulat ndërkombëtare, të konceptuara nga stafi akademik i Southern Denmark University, përfshijnë module të avancuara si machine learning, natural language processing, image recognition dhe robotike, duke pergatitur studentet për një karrierë të suksesshme në këtë fushë dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm.
Në përfundim të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:
Përdorin një gamë të gjerë mjetesh dhe frameëork-esh, duke u përshtatur me zhvillimet më të fundit në fushën e inteligjencës artificiale.
Aplikojnë njohuritë e tyre në fusha ndërdisiplinore si mjekësia, tregtia, ekonomia dhe sektorë strategjikë të tjerë.
Thellojnë njohuritë shkencore dhe përdorin teknikat e avancuara të AI për të krijuar modele sistemesh të besueshme dhe aplikueshme në situata të ndryshme.





FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
