
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
UMSH dhe Botimet Toena, promovojnë librin “Me Papandreun në Evropë”, të Theodhoros Pangallos
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Botimet Toena, organizuan ceremoninë e promovimit të librit “Me Papandreun në Europë”, të një prej personaliteteve më të njohura në politikën greke,Theodhoros Pangallos .Ish-zëvendëskryeministër i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, Pangallos po zhvillon një vizitë disa ditore në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar nderoi me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Dhjetra politikanë, publicistë e diplomatë ishin të pranishëm gjatë kësaj ceremonie. Vetë autori, Thedhoros Pangallos u shpreh se periudha për të cilën flet libri është e një rëndësie përcaktuese për integrimin e Greqisë në familjen europiane dhe për ekzistencën e ngrehinës europianeNë panel referuan për librin, Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli,Irena Toçe drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Toena. Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm.. “
Libri “Me Papandreun në Europë” është në fakt rrëfimi i një miqësie të gjatë, shpesh dinamike mes autorit dhe protagonistit. Në të janë renditur ngjarje, personazhe, të thëna dhe të pathëna, hamendje dhe vërtetime, të cilat na shfaqin një tablo komplekse të një epoke dhe të një vendi si Greqia, që shkojnë përtej jetës individuale të një lideri vendimtar dhe frymëzues si Andrea Papandreu.
Krahas përshkrimit të veprës dhe kontributit politik të Papandreut, ky libër është në thelb edhe një rrrëfim personal i autorit, duke e rritur ndjeshëm peshën intelektuale dhe njerëzore të kësaj biografie të dyfishtë”, u shpreh Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli në fjalën e tij. Referuesit e tjerë duke vlerësuar librin, theksuan se ai është një reflektim mbi të shkuarën e vetë autorit. Në tablonë e ngarkuar, të ngjeshur me zhvillime dhe ndryshime rrënjësore politike, ekonomike dhe sociale Theodhoros Pangalos ka lënë gjurmët e tij.
FAKULTETET
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim