Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
UMSh në javën e kulturës së Arabisë Saudite në Tiranë.
UMSh në javën e kulturës së Arabisë Saudite në Tiranë.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Qendra Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe, posaçërisht kursi i gjuhës dhe kulturës arabe u bënë pjesë e festimeve të javës së kulturës së Arabisë Saudite në Tiranë.

Studentët e kursit të gjuhës arabe, të ftuar nga Ambasada e Arabisë Sauditë në Shqipëri festuan hapjen e kësaj jave të kulturës arabe në kryeqytetin shqiptar më 16 shtator 2025.

Shkëlqesia e Tij Faisal bin Ghazi Hifzi, Ambasador i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë, përuroi hashtagun #Java_e_Kulturës_Saudite_në_Shqipëri në Tiranë, të organizuar nga Ministria e Kulturës e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve të Shqipërisë, Z. Blendi Gonxhe, së bashku me një numër ambasadorësh, zyrtarësh, akademikësh dhe përfaqësuesish të medias.

Studentët e kursit të gjuhës arabe dhe Drejtorit i Qendrës për gjuhën dhe kulturën arabe Prof.Assoc.Dr. Arben Cici vizituan pavionet dhe stendat që përfaqësonin një diversitet të gjerë të artit, trashëgimisë, arsimit, modës dhe kuzhinës autentike saudite.

Ata biseduan me përfaqësuesit e këtyre fushave mbi rëndësinë e kulturës dhe gjuhës si urë midis popujve dhe mishërim të marrëdhënieve historike dhe miqësisë së fortë midis Mbretërisë dhe Shqipërisë.

Presenca aktive e studentët e kursit të gjuhës arabe dhe Drejtorit të Katedrës për gjuhën dhe kulturën arabe Prof.Assoc.Dr. Arben Cici gjatë kësaj ceremonie u vlerësua nga Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë dhe organizatorët e aktivtetit.

FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
