Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Pritje me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë Arabisë Saudite

Drejtor i Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSh Prof. Assoc. Dr. Arben Cici ishte ftuar në pritjen e organizuar nga Shkëlqesia e Tij Faisal bin Ghazi Hifzi, Ambasador i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë, me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Prof.Assoc. Dr. Arben Cici mori pjesë në pritjen me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite organizuar nga në Tiranë nga Shkëlqesia e Tij Faisal bin Ghazi Hifzi, Ambasador i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë me te cilin bisedoi përzemërsisht për promovimin e mëtejshëm të kulturës dhe gjuhës arabe në Shqipëri dhe më tej.

Falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, shtrirja e kulturës dhe gjuhës arabe në vendin tonë duket se ka një terren të përshtatshëm dhe shumë pozitiv, veçanërisht në ambientet universitare dhe akademike, nënvizoi profesor Cici gjatë bisedës.

Shkëlqesia e Tij Faisal bin Ghazi Hifzi, Ambasador i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Republikën e Shqipërisë dhe Prof. Assoc. Dr. Arben Cici u dakordësuam të vazhdonin bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor mes Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në dobi të promovimit të kulturës dhe gjuhës arabe në Shqipëri dhe të lidhjes më të ngushtë mes studentëve dhe akademikëve të të dy vendeve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim