Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2024

Prezantohet botimi special i studimeve doktorale të Revistës shkencore “EUROMEDITERANEAN”

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë u prezantua sot botimi special i nr. 20 të revistës shkencore “EUROMEDITERANEAN” - Studimet Doktarale. Ky botim, i parë në llojin e vet, i përkushtohet vetëm studimeve shkencore të studentëve të ciklit të tretë të Universitetit Mesdhtar të Shqipërisë. Ai dëshmon edhe një herë se studimet doktorale në UMSH , ndjekin një shtrat bashkëkohor shkencor dhe njëkohësisht shërben si një platformë e kërkimit shkencor ku ide të reja, teori dhe rezultate kërkimore marrin formë dhe bëhen të aksesueshme për një audiencë më të gjerë. “Ky botim, ka një rëndësi të vecantë sepse dëshmon që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është tashmë një qendër e spikatur e kërkimit shkencor e njëkohësisht mbetet i angazhuar dhe i përkushtuar për të mbështetur dhe zhvilluar kërkimin shkencor dhe dijen në nivel të lartë dhe për të nxitur studentët të bëhen pjesë e saj”, theksoi Presidenti i UMSh, Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli. Duke folur për përmbajtjen shkencore të punimeve të studentëve të ciklit të tretë dhe përkushtimin për të arritur cilësinë maksimale të tyre sipas standarteve të kërkuara shkencore Rektori i UMSh e njëkohësisht kryeredaktor i botimit, Akademik, Prof.Dr. Adrian Civici pohoi se tashmë ky universitet provon cdo vit se promovon një kulturë akademike që vlerëson dhe inkurajon inovacionin dhe krijimtarinë, si dhe dialogun shkencor bashkëkohor.

Për rëndësinë e këtij botimi të vecantë dhe impaktin e tij në inkurajimin e karrierës akademike folën edhe Drejtori i Studimeve të Ciklit të Tretë, Prof. Asoc. Dr. Arben Cici dhe Zv/Rektori për për kërkimin shkencor, Prof.Assoc. Dr. Niko Pano, Zv/Rektori, Prof. Assoc. Dr. Përparim Kabo, si dhe studentët e ciklit të tretë dhe kontributorë në këtë botim Znj. Elona Shehu dhe Z. Gerild Qordja.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim