Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Diplomohet brezi i 14-të i studentëve të Universitetit Mesdhetar

Angjeli: Të 14 mijë të diplomuarit tanë, të punësuar dhe të kënaqur me pagën që kanë

Blushi: Mos ikni nga Shqipëria! Kushtet për të mësuar dhe punuar më të mira se të gjeneratave të mëparshme

Civici: Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, Universitetet fener orientues

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë diplomoi brezin e 14-të të studentëve. Në ceremoni morën pjesë dhjetëra personalitete të njohura nga bota akademike, politike dhe komuniteti i biznesit. Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë nxiti të sapodiplomuarit të kontribuojnë për të ardhmen europiane të vendit duke zgjedhur Universitetin Mesdhetar. “Dhe duke parë gjithnjë nga e ardhmja europiane e vendit, ju e dini që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është më afër se kurrë. Në funksion të objektivit që në vitin 2030, Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, me të drejta të plota ne dhe ju, së bashku, duhet të jemi pjesë e këtij procesi, sepse me ju, me kontributin tuaj ky qëllim do të bëhet realitet. Dhe natyrshëm ju, do të keni fatin t’i shijoni frytet e këtij anëtarësimi, por nga ana tjetër duhet të jeni profesionistët e rinj që punojnë me të njëjtat standarde si këto vende”, tha Angjeli në fjalën e tij.

Duke u ndalur te punësimi, themeluesi i Universitetit Mesdhetar nxiti të rinjtë të ndjekin studimet në këtë Universitet. “Sot 85 % e nga 14 mijë të diplomuarit tanë janë punësuar 6 muaj pas diplomimit, dhe pjesa më e madhe e tyre janë të kënaqur me punën e pagën që kanë. Kjo, na bën të jemi krenarë se ne vazhdojmë të përmbushim misionin tonë, për të edukuar një brez të ri të aftë dhe të denjë profesionalisht, të pajisur me dijet dhe zhvillimet më bashkëkohore, të gatshëm të marrin dhe zhvillojnë përgjegjësitë e tyre për të ardhmen e tyre dhe të vendit tonë. Prandaj ne nuk jemi ndalur duke ofruar sot mbi 50 programe studimi bachelor dhe master në 4 fakultetet tona. Kemi arritur të mbulojmë gjithë spektrin e studimeve në fushën e: Ekonomisë, Teknologjisë, Drejtësisë, Shkencave Humane dhe Shëndetësore”, theksoi Angjeli.

Në lidhje me ndërkombëtarizimin, presidenti i UMSH nënvizoi se diplomat e Universitetit Mesdhetar njihen ndërkombëtarisht. “Dhe lajmi i mirë gjithashtu është fakti se tashmë UMSH ka hapur dyert edhe për studentë të huaj që e kanë përzgjedhur nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës”, tha ai.

Me një thirrje të forte për të mos u larguar nga Shqipëria, ceremoninë e përshëndeti edhe shkrimtari e politikani i njohur Ben Blushi. “Mos ikni. Mos ikni nga Shqipëria. Kjo është e vetmja gjë që ju si brez keni detyrim të bëni. Mos ikni nga Shqipëria dhe mësoni sepse kushtet për të mësuar, kushtet për të punuar janë sot më të mira se të gjeneratave të tjera. Vetëm këtë kërkojmë ne nga ju”, tha Blushi në fjalën e tij.

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Ardian Civici, gjithashtu ftoi studentët të mos ndalen në thellimin e dijes. “Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, Universiteti duhet të jetë fener orientues, duke përgatitur profesionistë që nuk ndjekin thjesht zhvillimet ekonomike, sociale dhe shkencore, por vendosin në krye të drejtimit të tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka qenë dhe është i përkushtuar në këtë vizion”, tha Civici

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim