Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka inauguruar kampusin e ri të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, një investim që synon të ofrojë infrastrukturë moderne dhe kurrikula të standardeve europiane për studentët shqiptarë dhe të huaj

Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi, duke nënvizuar se arsimi i lartë nuk mund të ekzistojë pa një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave të mësimdhënies cilësore, kërkimit shkencor dhe zhvillimeve teknologjike bashkëkohore.

Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Adrian Civici, e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm për përmbushjen e misionit akademik të institucionit, duke vënë në qendër Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe nevojën për të zhvilluar kërkime dhe praktika konkrete në fushën e mjekësisë.

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Mihal Tase, u shpreh se objektivi kryesor është përgatitja e studentëve me formimin e duhur profesional dhe human, që t’i bëjë ata të aftë të jenë pranë pacientëve në spitale, klinika apo në mjekësinë familjare.

Kampusi i ri është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të infrastrukturës arsimore. Ai përfshin auditore të pajisura me teknologji bashkëkohore, laboratorë modernë për praktika mjekësore dhe hapësira që nxisin zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Ky investim shënon një tjetër hap përpara për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në misionin e tij për të ndërtuar një arsim cilësor, praktik dhe të përputhur me zhvillimet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim