Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Universiteti Mesdhetar hap dy programe të reja master profesional në fushën e edukimit





Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të ofrojë këtë vit akademik dy programe të reja master profesional, në fushën e edukimit. Në përputhje me nevojat e tregut të punës do të ofrohen për herë të parë :
- Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
- Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Special”
Këto programe u prezantuan në tryezeën e debatit me temë “Edukimi përballë sfidave të zhvillimit - Si po ndikon tregu i punës zhvillimin e profesionistëve të arsimit”. Në këtë tryezë morën pjesë drejtues të lartë të UMSH, stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Humane, mësues dhe përfaqësues tëinstitucioneve shtetërore
Hapja e këtyre dy programeve është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave aktuale të sistemit arsimor shqiptar, që kërkon me urgjencë mësues të mirëformuar, të përkushtuar dhe profesionalë, sidomos në fazat më kritike të zhvillimit të fëmijëve.
Arsim Fillor:
Në një kohë kur arsimi bazë përballet me sfida të mëdha, si mungesa e mësuesve të kualifikuar, ndryshimet në kurrikul dhe kërkesat për metoda të reja në mësimdhënie, Masteri Profesional në Arsim Fillor synon të përgatisë mësues që jo vetëm zotërojnë njohuritë pedagogjike bashkëkohore, por edhe që janë të aftë të krijojnë një mjedis të sigurt, përfshirës dhe nxitës për zhvillimin e plotë të fëmijës.
Arsim Special:
Ndërkohë, Masteri Profesional në Arsim Special vjen si një domosdoshmëri në një sistem që po njeh gjithnjë e më shumë rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës. Numri i fëmijëve me nevoja të veçanta është në rritje, ndërsa mungesa e stafit të kualifikuar mbetet një ndër pengesat kryesore për përfshirjen dhe zhvillimin e tyre të barabartë në shkollë dhe në shoqëri. Ky program ka për qëllim përgatitjen e profesionistëve të aftë të identifikojnë, mbështesin dhe udhëheqin procesin mësimor të këtyre nxënësve me kompetencë dhe ndjeshmëri të lartë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
