Home > Të reja > Njoftime

International Scientific Conference "Strategic Planning and Marketing in the Digital World"

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka kënaqësinë të informojë komunitetin akademik se më 25 nëntor 2025, në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Sofjedo të mbahet Konferenca e Pestë Shkencore Ndërkombëtare “Strategic Planning and Marketing in the Digital World”.

Ky forum i rëndësishëm shkencor organizohet nga Departamenti i Marketingut dhe Planifikimit Strategjik i UNWE, në partneritet me institucione të njohura akademike, ku Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë merr pjesë si bashkorganizator së bashku me universitetete të tjera nga: Gjeorgjia, Ukraina, Republika Çeke dhe India.

Konferenca synon të trajtojë mundësitë dhe sfidat e shoqërisë moderne në epokën e digjitalizimit, përmes këndvështrimit të planifikimit strategjik dhe marketingut, duke reflektuar ndikimin e tyre në nivelet korporative, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Temat kryesore përfshijnë:

  • transformimi digjital në planifikimin strategjik,
  • integrimi i qasjeve tradicionale me ato digjitale,
  • roli i të dhënave dhe analizës,
  • strategjitë e marketingut digjital,
  • inteligjenca artificiale në marketing,
  • e-marketing, omnichannel marketing,
  • perspektivat strategjike në epokën digjitale. 

https://msp-conference.unwe.bg/en/pages/20023/about-the-conference.html

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim