Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019

UMSH organizon konferencën “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, organizoi sot Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”(Nga asistenca sociale tek punësimi). Në këtë konferencë, morën pjesë  Kryeministrii Republikës së Shqipërisë Edi  Rama, Drejtoresha e  Giz(programi proseed) , Katja Rockel, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, Dr. Yehuda  Hamovitz ,ekspert ndërkombëtar izraelit në menaxhimet strategjike, deputetë, përfaqësues të sipërmarrjes, pedagogë e studentë.

“Janë sipërmarrjet ato që krijojnë vendet e punës nuk është qeveria.Qeveria ka përgjegjësinë e pazëvendësueshme që të mbështesë krijimin e vendeve të punës duke garantuar një mjedis ku jo vetëm ka një mbështetje për sipërmarrjen në aspektin fiskal, gjithë zinxhirit të burokracisë por ku ka dhe një furnizim të sipërmarrjeve me burime njerëzore cilësore, për të mbushur vendet e lira të punës. Thellimi i reformave është e vetmja rrugë për të arritur këto rezultate”, u shpreh në fjalën e tij Kryeministri Rama.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli, duke falenderuar të pranishmit, nënvizoi se qëllimi i organizimit të kësaj konference organizuar UMSH ishte dhënia e një kontributi në lidhje me politikat e reja të punësimit në Shqipëri, çka erdhi pas një analize të thellë të situatës aktuale. “Punësimi mbetet një nga problemet më komplekse ekonomike,  politike, sociale dhe ndoshta dhe njerëzorë të zhvillimit të një vendi. Ai kushtezon nivelin e zhvillimit ekonomik, mirëqenien, raportet shoqërore midis shtresave sociale, edukimin dhe sigurinë njerëzore. Në kompleksitetin e vet është elementi bazë i potencialitetit të zhvillimit të qëndrueshëm të një shoqërie dhe garancia e mirëqënies në çdo familje”, u shpreh Prof. Dr, Anastas Angjeli.

Në vijim, konferenca,  zhvilloi punimet edhe në 4 sesione të tjera, ku u u prezantuan punimet shkencore dhe u referua mbi :Prioritetet  e Ekonomisë së Shqipërisë dhe politikat e punësimit, krijimin e politikave dhe institucioneve të tregut të punës, elementët e tregut të punës dhe zhvillimi i tyre ,barazianë sociale dhe gjinore në tregun e punës në Shqipëri  dhe  Edukimin dhe arsimin profesional si faktorë proaktivë  për punësimi, politikat e rrritjes së punësimit për të rinjtë.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim