Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje për Shkëmbim Studentor ERASMUS+, në Mykolas Romeris University – Lituani
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH), në kuadër të marrëveshjes dypalëshe me Mykolas Romeris University (MRU) dhe programit Erasmus+, shpall hapjen e thirrjes për shkëmbim studentor për semestrin e dytë, vitin akademik 2025–2026.
Ky program ofron mundësi unike për zhvillim akademik, ndërkulturor dhe personal, në një nga universitetet më moderne dhe ndërkombëtare të Bashkimit Europian. Studimi në Lituani do t’ju mundësojë të fitoni perspektivë europiane, të zgjeroni rrjetin profesional dhe të përjetoni një eksperiencë transformuese që pasuron formimin tuaj universitar.
Kush mund të aplikojë?
Studentët e:
- Fakultetit të Shkencave Ekonomike (FSHE)
- Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane (FDSHH) në programet Bachelor dhe Master.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Lista e Notave (Transcript of Records)
- Learning Agreement (me lëndët e miratuara nga shefi i Departamentit përkatës)
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze – minimumi niveli B1
Për më shumë rreth universitetit pritës:
Mykolas Romeris University (MRU): https://www.mruni.eu/en/
Afati i fundit për aplikim: 10 Dhjetor 2025
Si të aplikoni?
Dërgoni dokumentacionin tuaj në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ & Projekteve: [email protected]
Mos humbisni mundësinë për të studiuar në një universitete europian të standardeve të larta dhe për të përjetuar një semester që mund të ndryshojë rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional.
Erasmus+ – Hapësira juaj drejt Europës!
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
