Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kremton 18 dhjetorin, Ditën Botërore të Gjuhës Arabe

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Qendra Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe organizoi, me rastin e 18 dhjetorit, Ditës Botërore të Gjuhës Arabe, një tryezë të rrumbullaktë me Shkrimtarin dhe Profesorin Ylljet Alickaj. Aktiviteti u organizua në bibliotekën e UMSH. Ylljet Alickaj është shkrimtari shqiptar më i përkthyer në arabisht aktualisht, i cili ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit të  Kajros dhe të Riadit gjithashtu.

Në fjalën e hapjes, Drejtori i Qendrës Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe, Profesor Arben Cici foli për këtë datë historike, duke evidentuar rëndësinë e ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës arabe dhe rolin e saj në Shqipëri si urë e bashkëpunimit të kulturës, traditës dhe miqësisë mes trashëgimisë shqiptare dhe asaj arabe. Ky rol nënvizoi ai është vlerësuar nga OKB, UNESCO, dhe organizata të tjera vecanërisht në ditët e sotme kur popujt dhe shoqëritë kanë nevojë të shkëmbejnë vlera dhe histori përbashkuese.

Në përshëndetjen e tij, Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici nënvizoi rolin e Qendrës Abdulaziz Saud Albatain për Gjuhën dhe Kulturën Arabe në UMSh, vecanërisht kursin e mësimit të gjuhës arabe si dhe aktivitetet që organizohen në këtë kuadër. Gjuha arabë, nënvizoi ai mbetet jo vetëm një pjesë e historisë por edhe projekt i së ardhmes së një bote më të qetë, më bashkëvepruese e ndërvepruese mes kombeve dhe popujve.

Në fjalën e tij, shkrimtari dhe profesori Ylljet Alicka, përshkroi mbresat dhe kujtimet e jashtëzakonshme nga vizitat e tij në dy Panairet Ndërkombëtare të librit, Kajro dhe Riad, si dhe mikëpritjen, vlerësimin e librave të tij nga mediat arabe dhe lexuesit gjithashtu. Shkrimtari Alicka, në përshtypjet e tij, nënvizoi faktin e lashtësisë, shtrirjes dhe pasurisë së gjuhës arabe si dhe trashëgimisë së saj, jo vetëm në vendet arabe por në mbarë botën. Pjesëmarrja e madhe e shkrimtarëve botërorë me emër në panairet e librit të vendeve arabe është një provë e kësaj pasurie të vyer arabe dhe botërore, përfundoi ai.

Fjala e shkrimtarit Alickaj në u ndoq me shumë interes dhe u shoqërua me pyetje dhe komente të shumta nga pedagogët dhe studentët që morrën pjesë në këtë aktivitet, vecanërisht studentët e kursit të gjuhës dhe kulturës arabe.

Në fjalën mbyllëse Profesor Cici, pasi falenderoi të pranishmit, nënvizoi edhe një herë vendosmërinë e përkushtimin për ta ruajtur dhe përhapur gjuhën dhe kulurën arabe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë falë aktivitetit të dendur të Qendrës Abdulaziz Saud Albabtain për “Gjuhën dhe Kulturën Arabe” si dhe mbështetjes të vyer të Fondacionit Kulturor Abdulaziz Saud Albabtain në dobi të studentëve dhe pedagogëve të UMSh dhe jo vetëm.

Në mbyllje të aktivitetit, pedagogu i gjuhës arabe, Fatbardh Shega lexoi pjesë nga përkthimet në arabisht të veprës së shkrimtarit Ylljet Alicka.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim