Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain
Pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit
Drejtor i Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSh Prof. Assoc. Dr. Arben Cici mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Z. Jabor Bin Ali Al-Dosari, me rastin e Përvjetorit të Ditës Kombëtare, në të cilën Themeluesi i Shtetit Modern të Katarit, Sheikh Jassim Bin Mohammed Bin Thani, mori pushtetin e vendit.

Falë marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, promovimi i mëtejshëm i gjuhës dhe kulturës arabe në Shqipëri dhe përhapja e saj veçanërisht në ambientet universitare dhe akademike është një urë e shëndoshë për këto marrëdhënie, nënvizoi profesor Cici gjatë bisedës së përzemërt me Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë.

Ambasadori i Shtetit të Katarit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Z. Jabor Bin Ali Al-Dosari, dhe Prof. Assoc. Dr. Arben Cici vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimin të ngushtë e miqësor mes Ambasadës së Shtetit të Katarit në Tiranë dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në dobi të promovimit të kulturës dhe gjuhës arabe në Shqipëri dhe të lidhjes më të ngushtë mes studentëve dhe akademikëve të të dy vendeve.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
