Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Prof. Dr. Mihal Tase

Prof. Dr. MIHAL TASE
Dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
Prof. Mihal Tase mban pozicionin e Supervizorit të Shërbimit Mjekësor pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Edukimi: Prof. Mihal Tase është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1980 në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, Tiranë. Në 1987 Ka kryer specializimin në Kardiologji, me profilizim në Hemodinamike. Më pas 1990 Përfundoi Specializimin post universitar në “Hopital Broussais”, Paris- Francë, në Shërbimin e HTA të Prof. Pierre Corvol.
Prof. Tase është një nga ekspertët më të mirë në vend në fushën e kardiologjisë, hipertensionit, sëmundjeve metabolike dhe atyre interne,me një eksperiencë 40 vjeçare, trajnime në qendrat më të mira europiane dhe funksione në nivel të institucioneve akademike dhe shëndetësore të nivelit terciar në vend.
Eksperienca: Prof. Tase është themeluesi dhe drejtuesi për shumë vite i “Shërbimit të Hipertensionit Arterial dhe Mjeksisë Interne”. Në vitin 2009, për punën shumë të mirë në diagnozën, mjekimin dhe kontributin në kërkimin shkencor, ky shërbim është njohur nga ESH (Shoqata Europiane e Hipertensionit) si Qendër e Ekselencës së kësaj shoqate, vlerësim i rrallë për shërbimet tona universitare. Në vittet 1992-1993 Emëruar “Resident Etranger des Hopitaux De Paris” nga “College des Medecins de Paris” në fushën e HTA e Echo-Cardiografisë, në “Hopital Broussais” në shërbimin e HTA dhe Prevencionit Kardiovaskular të Prof. Joel MENARD. Në 1995 Mbrojtje doktorature me temë: Hipertrofia e Ventrikulit të Majtë në Pacientët me HTA. Korelacione të ECG me ECHO-CARDIOGRAFINË. Në vitin 2000 i jepet titulli “Profesor i Asociuar” nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. 2007 Fiton titullin Profesor, vlerësuar nga Universiteti iTiranës dhe Ministria e Arsimit. 1980-1983 – Mjek i Përgjithshëm në Elbasan. Prej vitit 1984 Mjek pranë Shërbimit të Nefro-Hipertonisë pranë Spitalit Nr. 1 Tiranë. Nga viti 1989 Pedagog i jashtëm në Lëndën e Nefro-Hipertonisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. 1994 – 1999 Pedagog i brendshëm në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. 1997-2000 Shef i Shërbimit të Nefro-hipertonisë në QSU ”Nënë Tereza”, Tiranë. 2002 – 2005 Drejtor i Përgjithshëm i QSU “Nënë Tereza”, Tiranë
2008 – 2012 Shef i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës. 2014 – 2015 Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë 2000-2023 Shef i Shërbimit të Mjekësisë Interne e HTA, Qendër e Ekselencës e Shoqatës Europiane të Hipertensionit Anëtar i Shoqatës Shqipëtare të Kardiologjisë. President i Shoqatës Shqiptare të Hipertensionit. President i Shoqatës Shqiptare të Mjekësisë Interne. President i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë. Anëtar dhe Fellow i ESC.
Publikimet: Autor dhe bashkëautor i shumë artikujve dhe referimeve të botuara në revista periodike shkencore apo aktivitete të ndryshme shkencore si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Numëron mbi 150 prezantime në konferenca dhe kongrese brenda e jashtë vendit.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
