Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Dr. Shpëtim Qyra

Prof. Dr. SHPETIM QYRA

Lektor dhe Shef Departamenti i Sistemeve Digjitale Mjekësore

Eksperienca: Prof. Shpëtim Qyra është mjek mikrobiolog me një karrierë mbi 30-vjeçare në fushën e mikrobiologjisë klinike dhe të shëndetit publik. Prej vitit 1999, ai punon në Institutin e Shëndetit Publik, në Laboratorin e Imunologjisë së HIV/AIDS dhe hepatiteve virale, ku mban edhe pozicionin e përgjegjësit të Laboratorëve të Mikrobiologjisë. Më herët ka shërbyer si mjek mikrobiolog në Librazhd dhe si mjek familje.

Edukimi: Ai ka formim të gjerë profesional, duke përfshirë specializime në Tiranë, Bari dhe në Istituto Superiore di Sanità në Romë, në fusha si epidemiologjia e HIV/AIDS, hepatitet virale, biologjia molekulare dhe diagnoza virologjike. Ka marrë pjesë në trajnime të shumta të WHO dhe ECDC dhe ka shërbyer si Vëzhgues Zëvendësues (National Focal Point) për mikrobiologjinë e Shqipërisë në ECDC.

Publikimet: Prof. Qyra ka një aktivitet të gjerë kërkimor me mbi 35 artikuj shkencorë brenda vendit, 15 botime ndërkombëtare, si dhe mbi 80 prezantime në konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Ai është autor dhe bashkautor i disa monografive dhe manualeve profesionale në fushën e HIV/AIDS, IST-ve dhe mikrobiologjisë laboratorike. Në fushën akademike ka një kontribut të rëndësishëm si pedagog në Albanian University, Fakultetin e Mjekësisë të UT, dhe aktualisht si pedagog i brendshëm në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Prof. Shpëtimi ka mbajtur seminare, leksione dhe ka udhëhequr punime shkencore në nivelet Master dhe Bachelor.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim