Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Arian Boci

Dr. ARIAN BOCI

Lektor dhe Shef Departamenti i Teknologjive Mjekësore

Eksperienca: Dr. Arian Boci, ekspert në fushën e shëndetit publik me një përvojë shumë të gjatë ne menaxhimin e projekteve dhe kërkimit shkencor, si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Gjatë punës së tij, ka drejtuar në mënyrë të suksesshme programe dhe projekte të ndryshme kërkimore-shkencore duke mbuluar cështje të ndryshme, të tilla si forcimi sistemeve social-shëndetësore, zhvillimi strategjik dhe politik, komunikimi për ndryshimin e sjelljes, shëndeti digjital, përgjigjia shëndetësore në rast krizash dhe fatkeqsive natyre, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e shumë programeve në Shqipëri, Evropë dhe Euroazi. Dr. Boci ka një përvojë shumë të gjatë në bashkëpunimin me agjensitë e ndihmës dhe institucionet ndërkombëtare që ndër vite kanë kontribuar në forcimin dhe zgjerimin e sistemit social-shëndetësor në Shqipëri, të tillë si, EU/ USAID/ OKB/ WHO/ DfID/ SIDA/ Global Fund for HIV/TB/Malaria, etj.

Botime: Dr. Boci është autor i shumë botimeve shkencore dhe hartues i programeve, udhëzuesve, kurrikulave dhe moduleve të trajnimit duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, shoqatat e profesionistëve dhe pacientëve. Dr. Boci prej vitesh është pjesë e trupës universitare, duke bashkëpunuar me universitetet shtetërore dhe ato private, si në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Nga viti 2023 e në vijim, ai është bashkuar Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Mjeksore.  

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim