Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
Dr. Svetllana Bitincka
Dr. SVETLLANA BITINCKA
Lektore
Eksperienca: Dr. Svetllana Bitincka është mjeke infeksioniste me mbi 40 vite përvojë klinike në Spitalin Rajonal të Korçës dhe në QSUT, si dhe me 8 vite eksperiencë akademike si pedagoge në Albanian University dhe aktualisht si pedagoge e brendshme në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ajo ka shërbyer për më shumë se 20 vite si përgjegjëse e SKIS në QSUT, duke udhëhequr dhe zhvilluar programe kombëtare për kontrollin e infeksioneve spitalore.
Ajo mban gradën Doktor i Shkencave në Infektiviologji, me fokus kërkimi në kontrollin e infeksioneve spitalore në kirurgji dhe kostot e tyre. Prof. Bitincka ka qenë pjesë e disa projekteve ndërkombëtare bashkëpunimi me institucione të njohura si Fondacioni Soros, Polikliniko di Bari (Itali) dhe Spitali Mater Dei (Maltë). Gjatë viteve 2014–2022, ka qenë ideatore dhe organizatore e programeve kombëtare SAFETY për edukimin në vazhdim të profesionistëve të shëndetit, të vlefshme për rilicencim. Ajo njihet për aftësi të shkëlqyera profesionale, organizative dhe komunikimi, si dhe për kontribut të rëndësishëm në ngritjen e standardeve të kontrollit të infeksioneve në Shqipëri.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
