Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Dr. Piro Prifti

Prof. Dr. PIRRO PRIFTI

Lektor

Fusha e Ekspertizës: Mjek Specialist, Reanimator dhe i Mjekësisë së Urgjencës

Edukimi: Prof. Prifti eshte diplomuar ne vitin 1975 dhe 1974-1981, Mjek i Pergjithshem, Zapod, Myc-Mamës Kukes. Ka fituar titullin "Doktor i Shkencave" në 1995, "Profesor i Associuar" në 2001, dhe titullin "Profesor" në 2015 ne Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Më vonë, si Specialist Anesteziolog & Resuscitator në QSU Tiranë nga viti 1981-1999.

Eksperienca: Dekan i Shkolles se Larte te Infermjerise Tirane (Sot Fakulteti i Shkencave teknike Mjekesore), nga viti 1999-2003. Drejtues i Departamentit Mjeksi/Infermjeri dhe Pedagog i Universitetit `Aleksander Moisiu` nga viti 2009-2018. Dekan i FSHMT ne UET dhe pedagog 2018-2022. Drejtues Departamenti ne Universitetin  Barleti 2022- e ne vazhdim. Pedagog i Jashtem nga 1988-20017, ne Fakultetin e Mjekesise Tirane,  Albania University, Logos University, Universiteti Medikadent. Drejtor i Drejtorise Spitalore ne Ministrine e Shendetesise nga viti 1997-1998. EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore) part time në 1999, gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe më gjerë. Merr pjesë aktive në problemet e reformës së arsimit të lartë, veçanërisht në atë të Arsimit të Lartë Profesional Mjekësor.

Ekspertiza profesionale është mjekësore dhe saktësisht: Anestezia - Kujdesi Intensiv - Emergjencat Mjekësore,  Farmakologjia Klinike, Ortopedi & Trauma. Artikujt e botuar brenda dhe jashtë vendit ne revista shkencore-kërkimore përmblidhen mbi 40 artikuj shkencorë kerkimore në Mjekësi.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim