Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Gazmir Gjoni

Dr. GAZMIR GJONI

Lektor dhe Anëtar Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit të Kurrikulave (NJSBCZHK) & Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe Karrierës (ZKSK)

Edukimi: Dr. Gazmir Gjoni është një ekspert në fushën e Biologjise Molekulare dhe Bioteknologjisë Mjekësore. Ai ka përvojë dhe kualifikime në fushën e Biologjisë dhe Bioteknologjisë dhe mban titullin “Biolog Molekular”, si dhe titullin Doktor Shkencash në fushën e Bioteknologjisë.

Publikimet: Dr. Gazmiri është autor i disa artikujve shkencorë të botuar në konferenca të rëndësishme dhe revista prestigjoze brenda dhe jashtë vendit, në fushën e biologjisë dhe mjekësisë. Në vitin 2024 -2025 Dr. Gazmiri është anëtar i Komitetit Shkencor në Konferencën dhe Revistën Shkencore Ndërkombëtare në Ljubljana School of Business, Slovenia.

Eksperienca: Dr. Gjoni ka një eksperiencë 15 vjeçare në fushën akademike. Ai ka qenë pedagog në fushën e mjekësisë dhe biokimisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Aktualisht Dr. Gazmiri është pedagog në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore. Duke kombinuar njohuritë e thelluara me një angazhim të vazhdueshëm në fushën e biologjisë dhe mjekësisë, Dr. Gazmir Gjoni vazhdon të jetë aktiv në komunitetin shkencor dhe akademik në Shqipëri.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim