Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Brikena Muja (Parllaku)

Dr (c.) BRIKENA MUJA (PARLLAKU)

Asistent Lektore

Edukimi: Brikena Parllaku (Muja) është biologe molekulare, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitin 2013 në programin bachelor në degën Biologji dhe në vitin 2015 në programin master në Biologji Molekulare. Gjatë kohës së studimeve ka kryer intershipe në klinika mjekësore të ndryshme ku është fokusuar më së shumti në analizat e biologjisë molekulare.

Eksperienca: Qe nga viti 2018 ajo punon si kërkuese shkencore në Departamentin e Biologjisë, Universiteti i Tiranës në laboratorin e Biologjisë Molekulare dhe Mikrobiologjisë. Njohuritë e saj akademike mbështeten nga praktikat e fituara gjatë punës në laborator me teknika të ndryshme molekulare si polymerase Chain Reaction (PCR), xhel elektroforezë, immunobloting, si dhe ato mikrobiologjike. Qëllimi i saj në punë është të sfidojë veten vazhdmisht. Mësimi i gjërave të reja dhe bashkëpunimi i mirë me antarët e departamentit janë një motiv për të vazhduar më tej kërkimet në fushën e saj.

Aktualisht Brikena vazhdon studimet doktorale ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe prej 2023 është pedagoge pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim