Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Assoc. Dr. Gentian Stroni

Prof. Assoc. Dr. GENTIAN STRONI

Lektor / Mjek Infeksionist

Edukimi: Prof. Assoc. Gentian Stroni është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në 1993. Gjatë periudhës 2002-2006 ka kryer Specializimin në Sëmundjet Infektive dhe më pas  Masterin Shkencor (MSC) në Mjekësi me mbrojtjen e temës “HIV-AIDS në gruppopullata të ndryshme”.

Në vitet 2011- 2016 ka ndjekur dhe mbrojtur Doktoraturën në Mjekësi me temën: Toksi-infeksionet Alimentare. Prof. Asc. Gentian Stroni mori titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2022. Fushat kërkimore-shkencore të tij janë: Sëmundjet Infektive, fokusuar në viruse të ndryshme dhe HIV-AIDS; Toksi-infeksionet alimentare.

Eksperienca: Prof. Assoc. Gentian Stroni ka një eksperiencë të gjatë 22 vjeçare si Mjek Infeksionist. Prej vitit 2002 ushtron profesionin e tij si Specialist në Sëmundjet infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prej vitit 2004 Pedagog në Universitetin Mjekësor të Tiranës, si dhe prej vitit 2020 Drejtues Departamenti i “Lëndëve Paraklinike” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. Autor i shumë librave universitar të botuar, artikujve dhe prezantimeve shkencore në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht Prof. Asc. Gentian Stroni ushtron profesionin si Mjek Specialist në Sëmundjet Infektive pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. 

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim