Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Besnik Jakaj

Dr. BESNIK JAKAJ

Lektor dhe Shef Departamenti i Infermieristikës

Edukimi: Në vitin 2022 ka mbrojtur Doktoraturën, grada shkencore Doktor i Shkencave Mjeksore. Dr. Besnik Jakaj është diplomuar për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës (1992-1998). Prej vitit 2000-2003 Jakaj është specializuar për Nefrologji dhe ka marrë titullin mjek Nefrolog. Ndërsa për  6 muaj midis vitit 2005 dhe 2006 ai ka ndjekur një kurs me kohë të plotë për Menaxhim dhe Drejtim të Sistemit Shëndetësor nga Universiteti i Monreal i Kanadasë dhe kooperacioni i Zvicrës. Prej viti 2008-2010 Jakaj bëri Shkollën Post Universitare të Mjekësisë.

Eksperienca: Pas diplomimit në Fakultetin e Mjeksisë, ai punoi për një periudhë 1-vjeçare 1999-2000 si mjek familje. Prej vitit 2000-2003 vazhdoi specializimin në degën e Nefrologjisë dhe pas mbarimit u kthye në punë si mjek nefrolog pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza, profesion që e vazhdoi deri në vitin 2005. Që prej vitit 2005 Jakaj ka mbajtur poste të larta drejtuese në fushën e shëndetësisë si: Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në vazhdim në Ministrinë e Shëndetësisë (2005-2006), Drejtor i Përgjithshëm pranë ISHP (2006-2007), me pas Drejtor i Përgjithshëm pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (2007-2012), Drejtor Ekzekutiv pranë Med Impex (2012-2013), Drejtor i Vlerësimit dhe Komunikimit të Riskut pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit[6] (2013-2017) dhe së fundmi Drejtor Marketingu pranë Med Impex Sh.P.K në Prishtinë (2018-2019).  Ne 2019 e ne vazhdim mjek nefrolog klinika komuna e parisit dhe luna clinik. Viti 2022-2025 kordinator i pergjithem mjeksore ne projektin amerikan per qytetaret afgan qe vinin nga Afganistani ne shqiperi me destinacion final shtetet e bashkuara te amerikes. Kompania Huai huliau dhe Junik shpk. Nga viti 2022 pedagog i jashtem ne Universitetin shteteror “Aleksander Moisiu” Durres.

Aktualisht Dr. Besniku është pedagog i brendshëm dhe Drejtues Departamenti në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim