Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

MSc. Besa Hyseni

MSc. BESA HYSENI

Asistent Lektore

Edukimi: Diplomuar në Universitetin e Studimeve të Firenzes, Itali, në degën Fizioterapi. Teza e diplomimit është një tezë kërkimore për rehabilitimin në Shqipëri dhe rendësinë e përdorimit të shkallëve të vlerësimit në Fizioterapi. Në vitin 2016 diplomohet në Universitetin e Firenzes, në Master Shkencor me titullin "Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore’’, me akses kërkimor shkencor, menaxhues të strukturave spitalore dhe akademike si dhe në profilin formativ. Teza e diplomimit e Masterit Shkencor është tezë juridike mbi rëndësinë e privacy dhe konsensusit në trajtimin e të dhënave personale të pacientëve.

Eksperienca: Stazh post universitar në klinikën prestigjoze "Don Carlo Gnocchi" 2013, Scandicci, Firenze. Eksperiencë klinike disa vjeçare në qendrat spitalore dhe jo spitalore në Firenze. Nga viti 2017-2019 ka punuar si pedagoge në "Albanian University’’, Tiranë. Mars 2020-31 Gusht 2022, pedagoge e brendshme ne "UET". Nga Nëntori 2020 është pedagoge e jashtme në Universitetin ‘’Aldent’’. 1 Shtator 2022 - Tetor 2023 ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Universitetit Barleti, Tiranë. Koordinatore e Laboratorit të Fizioterapisë dhe Koordinatore e Trajnimeve të Fizioterapisë. Prej 2 Tetorit 2023 dhe ne vazhdim Pedagoge e brendshme ne Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Aktualisht është duke punuar për një projekt kerkimor me qëllim aksesin në doktoratë në një prej Universiteteve Europiane.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim