Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025

Promovimi në Universitetin Haxhi Zeka ne Pejë i dy librave nga Presidenti i UMSH, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Rektori i UMSH, Prof. Dr. Adrian Civici

Promovimi në Universitetin Haxhi Zeka ne Pejë i dy librave nga Presidenti i UMSH, Akademik, Prof.Dr.Anastas Angjeli dhe Rektori i UMSH, Prof.Dr.Adrian Civici.

Në ambientet e Fakultetit të Biznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt promovimi i librave më të rinj të Akademik Anastas Angjeli dhe Akademik Adrian Civici. Prof. Dr. Anastas Angjeli prezantoi veprën e tij “Institucionet e Bretton Woods dhe Shqipëria”, një analizë të thelluar mbi arkitekturën financiare ndërkombëtare dhe ndikimin e saj historik e bashkëkohor në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërsa Prof. Dr. Adrian Civici promovoi librin “Sekretet e Gjenive të Biznesit”, vëllimi I dhe II, ku trajtohen modele suksesi, praktika inspiruese dhe përvoja të biznesit modern.  

   

Eventi mblodhi së bashku personelin akademik të Fakultetit të Biznesit të Universitetit Haxhi Zeka, studentë dhe të ftuar të shumtë, duke krijuar një atmosferë të pasur reflektimi, dialogu dhe shkëmbimi profesional. Në shenjë mbështetjeje dhe përkushtimi ndaj edukimit universitar, të dy autorët dhuruan librat e tyre për Bibliotekën e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof.Dr. Armand Krasniqi mbasi vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet UMSH dhe Universitetit Haxhi Zeka, u shpreh se këto dy botime të Profesorëve Angjeli dhe Civici, përfaqësojnë kontribute të vyera në literaturën ekonomike dhe në fushën e politikave zhvillimore, duke theksuar gjithashtu edhe rëndësinë që analizat e tyre kanë për kuptimin e saktë të dinamikave ekonomike shqiptare, rajonale dhe globale. Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar të promovojë autorët shqiptarë, të nxisë kulturën e librit dhe të forcojë lidhjen e komunitetit akademik me zhvillimet bashkëkohore në ekonomi, shkencë dhe shoqëri.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim