Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2025
Konferenca e Tretë e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D) “Partneriteti i institucioneve në funksion të ndërtimit të heliksit të trefishtë”
Më 2 dhjetor 2025, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi me sukses konferencën e tretë të Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini (FER-D) “Partneriteti i institucioneve në funksion të ndërtimit të heliksit të trefishtë”, një konferencë e rëndësishme shkencore që mblodhi figura të rëndësishme të akademisë, qeverisë, biznesit dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Në këtë konferencë morrën pjesë dhe referuan dhe Akademik, Prof.Dr.Anastas Angjeli, President i UMSH dhe Prof.Dr.Adrian Civici, Rektor i UMSH. Prof. dr. Anastas Angjeli, mbajti referimin me temë “Nga rritja ekonomike te mirëqënia shoqërore: ristrukturimi i modeleve të zhvillimit në kontekstin bashkëkohor”, në të cilën ofroi një perspektivë të thelluar mbi ristrukturimin e modeleve zhvillimore nga rritja ekonomike drejt mirëqenies shoqërore në Shqipëri e rajon. Prof.Dr.Adrian Civici, mbajti referimin me temë: “Konkurrueshmëria ekonomike dhe roli i dijes në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik – Profesionet e reja dhe tregu i punës në epokën e IA”, në të cilin ofroi një qasje analitike mbi konkurrueshmërinë ekonomike dhe rolin e dijes në zhvillimin e qëndrueshëm, duke nënvizuar nevojën e ndryshimit të universiteteve.


FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
