Home > Ndërkombëtarizimi > Fondacioni kulturor abdulaziz saud albabtain

Presidenti i UMSH dhe Kryetar i Bordit të Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSH feston 18 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të gjuhës arabe

Presidenti i UMSH dhe Kryetar i Bordit të Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSH feston 18 dhjetorin,

ditën ndërkombëtare të gjuhës arabe

Presidenti i UMSH dhe Kryetar i Bordit të Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSH, Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli përfaqësoi denjësisht UMSH dhe Qendrën Albabtain në kremtimet me rastin 18 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të gjuhës arabe.

Aktiviteti u organizua nga Shkëlqesia e Tij Faisal bin Ghazi Hifzi, Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, i cili kishte ftuar me këtë rast personalitete të politikës, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSh, Angjeli bisedoi përzemërsisht me Ambasadorin Faisal bin Ghazi Hifzi dhe të dy konfirmuan dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit në promovimin e gjuhës dhe kulturës arabe në Shqipëri.

Në këtë ngjarje të rëndësishme Presidenti i UMSH dhe Kryetari i Bordit të Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSH, Prof. Dr. Akademik Anastas Angjeli shoqërohej nga Drejtori i Qendrës së Fondacionit Albabtain në UMSH, Prof.Assoc. Dr. Arben Cici.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim