Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

MSc. Dea Guri

MSc. DEA GURI

Asistent Lektore

Eksperienca: Mjeke e kualifikuar me përvojë akademike, klinike dhe organizative. Aktualisht lektore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë dhe e angazhuar si eksperte mjekësore në projekte të shëndetit publik, ku ka kontribuar në hartimin dhe bashkautorësinë e udhëzuesve profesionalë, si dhe në zhvillimin e strategjive të komunikimit në bashkëpunim me ekipe multidisiplinare. Ka ushtruar praktikën klinike në qendra shëndetësore, përfshirë menaxhimin e rasteve dhe urgjencave sezonale, si dhe ka mbajtur role drejtuese në organizata mjekësore studentore.

Edukimi: Maj 2025 dhe në vazhdim Znj. Dea është duke ndjekur Specializimin në fushën e Mjeksisë Ligjore. Dea është e certifikuar si mjeke nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë dhe ka përfunduar Masterin e Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (2018–2024). Formimi i saj akademik dhe profesional pasqyron një profil të orientuar drejt edukimit, praktikës klinike dhe kontributit në përmirësimin e shërbimeve dhe komunikimit shëndetësor.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim