Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Assoc. Dr. Fleura Shkëmbi

Prof. Assoc. Dr. FLEURA SHKEMBI

Lektore

Edukimi: Doktoraturë në Psikologji në Universitetin Europian të Tiranës, me fokus në trajtimin e ankthit përmes hipnoterapisë klinike. PostDok në Psikologji, i përqendruar në Mindfulness dhe Meditation për menaxhimin e stresit. Diplomë në Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës dhe diplomë në Mësimdhënie në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Mban certifikime ndërkombëtare në Hipnoterapi Klinike (LCCH London).

Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore përfshijnë shëndetin mendor, ankthin dhe depresionin, hipnoterapinë klinike, mindfulness-in, inteligjencën emocionale, sjelljen deviante dhe dinamikat e grupeve.

Eksperienca: Pedagoge dhe psikologe klinike me përvojë të gjatë profesionale në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ka ushtruar veprimtarinë si hipnoterapiste, psikologe e shëndetit mendor, trajnere dhe konsulente për organizata vendase dhe ndërkombëtare. Angazhuar në mësimdhënie universitare në fushat e Psikologjisë Klinike, Traumës dhe Reziliencës, Psikologjisë së Grupeve, Mindfulness-it dhe teknikave të ndërhyrjes klinike. Autore dhe bashkautore e artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare si SAGE Open, Procedia dhe European Psychiatry. Pjesëmarrëse e rregullt në konferenca shkencore ndërkombëtare në Europë, me studime të fokusuara në ankthin, shëndetin mendor dhe hipnoterapinë klinike.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim