Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Dr. Valentina Arapi

Prof. Dr. VALENTINA ARAPI

Lektore

Edukimi: PhD në Kimi Organike dhe Biokimi pranë Universitetit të Tiranës, me formim bazë në Kimi Industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT. Znj. Valentina ka ndjekur trajnime dhe shkëmbime ndërkombëtare në Itali dhe Gjermani, të fokusuara në spektroskopi dhe teknologjinë e grurit.

Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore përfshijnë Kiminë Organike dhe produktet natyrale, karakterizimin kimiko-teknologjik të grurit, analizën e mikro dhe makroelementeve në produkte bujqësore, si dhe zhvillimin e metodave laboratorike për vlerësimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Eksperienca: Pedagoge dhe kërkuese shkencore me mbi 40 vite përvojë akademike dhe laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Luarasi”, Tiranë. Ka kontribuar në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional, si dhe ka qenë koordinatore dhe pjesëmarrëse aktive në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore dhe bashkautore e librave dhe monografive në fushën e Kimisë Organike, me mbi 45 publikime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka prezantuar punime kërkimore në më shumë se 34 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim