Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Assoc. Dr. Luan Kola

Prof. Assoc. Dr. LUAN KOLA

Lektor

Edukimi: Doktoraturë në Universitetin Politeknik të Tiranës, me fokus në fizikën e materialeve, mekanikën e mjediseve të kondensuara, gjysmëpërçuesit, korrozionin dhe energjitë e rinovueshme. Mban titullin Master i Nivelit të Dytë në Fizikë të Materialeve nga Universiteti i Tiranës, si dhe Diplomë të Integruar në Fizikë. Është certifikuar në didaktikën e fizikës pranë Universitetit të Barit (Itali) dhe ka ndjekur trajnime kërkimore në fushën e shkencave të materialeve në Universitetin e Freibergut, Gjermani.

Eksperienca: Lektor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, që nga viti 2004, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës. Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe hartimin e programeve për lëndët Fizikë e Përgjithshme, Fizikë Mjekësore dhe Biofizikë. Angazhohet aktivisht në kërkim shkencor, udhëheqje studentësh, organizim workshop-esh, shkolla verore dhe simpoziume, si dhe në bashkëpunime ndërkombëtare me universitete dhe institute kërkimore në Itali, Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut. Autor dhe bashkautor i artikujve shkencorë të botuar në revista dhe konferenca ndërkombëtare, kryesisht në fushën e veshjeve metalike dhe vetive mekanike të materialeve. Ka prezantuar punime në konferenca shkencore rajonale dhe ndërkombëtare, me fokus në analizën e veshjeve të çelikut me zink, korrozionin dhe aplikimet e materialeve në teknologji dhe energji alternative.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim