Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
PHD. Feim Gashi
PHD. FEIM GASHI
Lektor
Edukimi: Z. Gashi ka përfunduar studimet PhD në Universitetin Alma Mater Europaea në Maribor, Slloveni, dhe mban diplomë Bachelor dhe Master në Fizioterapi, Universiteti i Prishtinës. Dr. Feimi është i specializuar në rehabilitimin ortopedik dhe sportiv me trajnime të avancuara në teknika manuale, ultrasound muskuloskeletal dhe fizioterapi sportive.
Fusha e ekspertizës: Interesat kërkimore përfshijnë rehabilitimin fizik dhe ortopedik, traumatologjinë sportive, fizioterapinë për sportistë dhe popullatën pediatrike, si dhe protokollet moderne të rikuperimit post-operativ dhe sportiv.
Eksperienca: Fizioterapist dhe udhëheqës me përvojë të gjatë klinike në Kosovë, ka menaxhuar ekipin e fizioterapisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ka shërbyer si fizioterapist i ekipit kombëtar të futbollit U21. Aktualisht mban funksionin e Presidentit të Dhomës së Fizioterapisë së Kosovës dhe është i angazhuar si pedagog dhe trajner për profesionistë të fushës, me pjesëmarrje aktive në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare. Autor dhe bashkautor i artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare prestigjioze si BMC Sports Science, Medicine and Rehabilitation, MDPI Sports dhe Journal of Physical Education and Sport (JPES). Hulumtimet e tij fokusohen në epidemiologjinë e lëndimeve sportive, rehabilitimin ortopedik dhe aplikimin e teknikave të avancuara të fizioterapisë, të prezantuara gjerësisht në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë, Shqipëri dhe Evropë.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
