Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Ela Tollkuçi

Dr. ELA TOLLKUÇI

Zv. Dekane / Shefe Departamenti Psikologjisë dhe Sociologjisë

Edukimi: Znj. Tollkuçi është diplomuar në fushën e psikologjisë sociale të punës dhe komunikimit dhe ka përfituar gradën Doktore e Shkencave në vitin 2021, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antroplologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit me temë "Mes tradicionales dhe modernes. Dhuna ndaj gruas në Shqipërinë post-socialiste".

Eksperienca: Dr. Ela Tollkuçi është Pëgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë. Ajo është e specializuar në psikologjinë sociale dhe komunitare. Eksperienca e saj akademike dhe menaxheriale përfshin zhvillimin e programeve, modernizimin e metodave të mësimdhënies dhe forcimin e cilësisë institucionale. Interesat e saj kërkimore përfshijnë psikologjinë dinamike, psikologjinë sociale, psikologjinë organizative e më gjerë. Roli i saj drejtues e pozicionon si një nga figurat kryesore për zhvillimin strategjik të Fakultetit.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim