Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Elsida Sinaj

Dr. ELSIDA SINAJ

Lektore

Edukimi: Znj. Sina është diplomuar në vitin 2010 në fushën e Psikologjisë dhe ka përfituar gradën Dr. në vitin 2017 në fushën e Psikologjisë dhe Pedagogjisë, Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Eksperienca dhe Ekspertiza: Dr. Elsida Sinaj ka një profil multidisiplinor unik që ndërthur muzikën, pedagogjinë dhe psikologjinë. Ajo është e angazhuar në mësimdhënie, zhvillimin e metodave edukative dhe integrimin e artit si mjet për zhvillimin emocional dhe kognitiv të studentëve. Interesat e saj kërkimore lidhen me psikologjinë edukative, ndikimin e artit në zhvillimin emocional, kreativitetin dhe modelet ndërdisiplinore të të nxënit. Ajo kontribuon në projekte inovative pedagogjike dhe nisma që rrisin motivimin dhe përfshirjen e studentëve.

Kontakt/e-mail: [email protected]

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim