Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Besmir Alushi

Dr. BESMIR ALUSHI

Lektor

Edukimi: Z. Alushi është diplomuar në vitin 2009 në fushën e drejtësisë dhe ka përfituar gradën Dr. në vitin 2014, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologjise, Instituti i Studimeve Europiane në: Legjislacion dhe Institucione të Bashkimit Europian.

Eksperienca: Dr. Besmir Alushi është pedagog në fushën e të drejtës civile dhe tregtare, me ekspertizë në marrëdhëniet kontraktore, obligacionet tregtare dhe të drejtën e bizneseve. Ai trajton temat që lidhen me funksionimin e tregut, raportet ndërmjet operatorëve ekonomikë, përgjegjësitë kontraktore dhe çështjet e konkurrencës. Interesat e tij kërkimore përfshijnë zhvillimin e legjislacionit tregtar shqiptar, harmonizimin me të drejtën e BE-së dhe sfidat juridike të sipërmarrjeve moderne. Ai kontribuon në rritjen e kompetencave praktike të studentëve përmes rasteve studimore dhe analizës së praktikës gjyqësore.

Kontakt/e-mail: [email protected]

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim