Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Luljeta Kodra

Dr. LULJETA KODRA

Zv. Dekane për punën shkencore

Edukimi: Znj. Kodra është diplomuar në vitin 1995 në fushën e drejtësisë dhe ka përfituar gradën Dr. në vitin 2012,Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Eksperienca: Dr. Luljeta Kodra është Zv. Dekane për punën shkencore në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Humane dhe pedagoge në fushën e të drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës kushtetuese dhe të drejtave të njeriut. Ekspertiza e saj përfshin mbrojtjen e lirive themelore, standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe funksionimin e mekanizmave monitorues. Interesat e saj kërkimore lidhen me mbrojtjen institucionale të të drejtave, politikat sociale, barazinë gjinore dhe rolin e gjykatave ndërkombëtare. Ajo kontribuon në zhvillimin e kulturës kërkimore dhe nxitjen e projekteve akademike brenda fakultetit. Përveç botimeve dhe referimeve të shumta shkencore ndër vite është gjithashtu autore e Monografisë “E drejta ndërkombëtare humanitare” 2016 dhe Monografisë “Siguria njerëzore dhe të drejtat e njeriut” 2023.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim