Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
PHD. Fiona Tako

PhD. FIONA TAKO
Lektore dhe Drejtuese e Klinikës Ligjore
Edukimi: Znj. Tako është diplomuar në Drejtësi në vitin 2009 dhe ka përfituar gradën PhD në vitin 2018 pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Romës “La Sapienza”, Itali.
Eksperienca: PhD Fiona Tako është pedagoge pranë Departamentit të së Drejtës, ku lektron lëndët e së drejtës romake, tw drejtws familjare dhe teknikws legjislative si dhe drejton Klinikën Ligjore “Mesdhetari”. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë zhvillimet historiko-juridike të instituteve kryesore të së drejtës gjatë Perandorisë Romake, normat zakonore, si dhe parimet themelore të së drejtës familjare, përfshirë zgjidhjen e martesave. Interesat e saj kërkimore fokusohen tek kanunet, normat zakonore dhe ndikimi i tyre në jurisprudencën bashkëkohore. Si avokate me mbi 15 vite eksperiencë, ajo e integron praktikën profesionale me mësimdhënien, duke udhëhequr studentët në trajtimin praktik të çështjeve ligjore, zhvillimin e aftësive profesionale dhe dhënien e ndihmës juridike pa pagesë për kategoritë në nevojë.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
