Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Arben Prifti

Dr. ARBEN PRIFTI

Zv. Shef Departamenti dhe Anëtar i Klinikës Ligjore

Edukimi: Z. Prifti është diplomuar në vitin 1994 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë dhe ka fituar titullin Jurist. Në shkurt të vitit 2020 ka fituar Gradën Shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Eksperienca: Dr. Arben Prifti është pedagog në fushën e së drejtës penale, lektor në lëndët e Drejta e Procedurës Penale, e Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Europiane, dhe të Kriminalistikës. Me një karrierë dhe përvojë të pasur në këtë fushë është një nga kontribuesit kryesorë në zhvillimin e jetës akademike në universitet dhe të praktikës profesionale me studentët e drejtësisë. Si Zv/Shef i Departamentit të së Drejtës dhe anëtar i Klinikës Ligjore, jep kontributin dhe bashkëpunimin profesional në njësinë bazë të institucionit si dhe udhëheq, orienton e mbështet studentët në dhënien e ndihmës juridike parësore, në përgatitjen e analizave ligjore si dhe trajtimin e rasteve të jurisprudencës dhe simulimeve të proceseve gjyqësore. Z. Prifti është autor i mjaft artikujve shkencorë me faktor impakti ndërkombëtar ku interesat kërkimore përqendrohen në drejtim të marrjes së titullit shkencor, dhe të rritjes së aftësive intelektuale.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim