Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
PHD (c.) Bujar Taho

PHD (c.) BUJAR TAHO
Asistent Lektor
Edukimi: Z. Taho është diplomuar në vitin 2002 në drejtësi. Ka ndjekur studimet LL.M. në të drejtën ndërkombëtare dhe të krahasuar pranë University of Pittsburgh, SHBA, si dhe kërkime doktorale pranë Central European University (CEU). Prej vitit 2025 vijon studimet doktorale në fushën e të drejtës kushtetuese pranë Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë, Universiteti Barleti.
Eksperienca: Bujar Taho është pedagog dhe studiues në fushën e të drejtës publike dhe të drejtave të njeriut. Ai ligjëron lëndët Filozofi e së Drejtës, E Drejtë Kushtetuese e Krahasuar, Organizim Gjyqësor dhe Drejtësi Kushtetuese e Thelluar. Interesat e tij kërkimore përfshijnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, mekanizmat institucionalë të mbrojtjes, politikat e barazisë dhe qasjet kritike në të drejtën kushtetuese. Ai angazhohet si ekspert pranë ASPA-s dhe kontribuon në projekte kërkimore dhe trajnime të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe agjencitë e OKB-së.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
