Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Nerajda Feruni

Dr (c.) NERAJDA FERUNI

Asistent Lektore, Anëtare e Zyra e Marrëdhenieve me Jashtë Erasmus + dhe Projekteve

Edukimi: Znj. Feruni ka përfunduar studimet “Master i Shkencave” (2020) në Universitetin Epoka, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, dega “Ekonomiks”, më tej “Master Profesional” në “Hartim, Menaxhim Projektesh” (2022) në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Aktualisht, ndjek studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, në fushën e Ekonomiksit të Sjelljes.

Eksperienca: Nerajda Feruni ka eksperiencë në mësimdhënie në nivel universitar për lëndët: Mikroekonomi, Makroekonomi, Hyrje në Ekonomi dhe Politika Monetare. Ka marr pjesë në trajnime, seminare, konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ekonomiksit që prej 2016. Drejtimi i kërkimit përfshin ekonomiksin e sjelljes, zhvillimin dhe mirëqenien. Paralelisht me angazhimin akademik, Nerajda ofron ekspertizë në zhvillimin dhe administrimin e projekteve te programit Erasmus +.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim