Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Gilda Hoxha

Dr. GILDA HOXHA

Lektore në fushën e Shkencave Politike dhe Lëvizjeve Sociale

Edukimi: Znj. Hoxha është diplomuar në vitin 2010 në fushën e Shkencave Politike dhe ka përfituar gradën Dr. në vitin 2020, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Södertörn University, Centre for Baltic and East European Studies. Fokusi i studimeve të doktoraturës është analiza e lëvizjeve të reja socio-politike në Shqipëri gjatë periudhës 1992-2015.

Eksperienca: Dr. Gilda Hoxha është pedagoge në fushën e shkencave politike dhe lëvizjeve sociale. Ekspertiza e saj përfshin analizën e aktivizmit qytetar, protestave, lëvizjeve sociale dhe lëvizjet politike. Interesat kërkimore përfshijnë mobilizimin kolektiv, pjesëmarrjen politike dhe ndikimin e rrjeteve sociale në transformimet shoqërore. Një pjesë e punës kërkimore është publikuar në revista shkencore presitigjoze, si Springer Nature dhe Taylor & Francis. Ajo angazhon studentët në qasje analitike dhe debat kritik mbi zhvillimet socio-politike bashkëkohore.

Kontakt/e-mail: [email protected]

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim