Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr. Emilio Çika

Dr. EMILIO ÇIKA

Zv. Dekan dhe Lektor në fushën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Edukimi: Dr. Emilio Çika është diplomuar në vitin 2006 në fushën e Shkencave Politike dhe Administratës Aublike me specializim në Marrëdhënie ndërkombëtare dhe Evropiane, Universiteti Kombëtar dhe Kapodistriak i Athinës, dhe ka përfituar gradën Dr. për marrëdhënie ndërkombëtare, në vitin 2019, Universiteti Tiranës, Fakulteti Historisë dhe Filologjisë.

Eksperienca: Dr. Emilio Çika është Zv. Dekan dhe pedagog në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka eksperiencë në analizën e politikës së jashtme, strukturave të bashkëpunimit ndërkombëtar, integrimin evropian dhe diplomacisë ekonomike. Interesat e tij kërkimore përfshijnë marrëdhëniet evropiane dhe ato rajonale, marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe sigurisë globale. Ka botuar një sërë artikujsh në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Si drejtues akademik, ai kontribuon në zhvillimin e kurrikulave, ngritjen e cilësisë akademike dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të fakultetit.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim