Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Dr (c.) Enkeleda Memisha

Dr (c.) ENKELEDA MEMISHA

Asistent Lektore për lëndët: Njohuri mbi Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore në Shqipëri dhe vendeve të Mesdheut, Resurset Turistike në Shqipëri, Shkrim akademik,  Barometri Elektoral.

Edukimi: Znj. Memisha është diplomuar në vitin 2002 në fushën e Historisë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji me rezultate të larta. Në vitin 2005 ka vazhduar Masterin Shkencor pranë Fakultetit Histori – Filologji, Universiteti i Tiranës. Tema e Masterit “Një Veshtrim mbi Sistemet Politike në Europë dhe në SHBA. Krahasimi mes sistemit presidencial, parlamentar dhe atij Vice Presidencial”. Aktualisht, është në vitin e fundit  të Studimeve Doktorale në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, nisur prej vitit 2022. Specialiste në fushën e Historisë dhe Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.

Publikimet: Ka publikuar një sërë artikujsh me tema të ndryshme te lidhura me fushën e studimit në gazeta dhe platformat online. Ka publikuar në revista ndërkombëtare punimet e saj shkencore dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa konferenca brenda dhe jashtë vendit si edhe në Media TV. Artikujt dhe publikimet kanë qenë kryesisht të fokusuara rreth Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, Traditave dhe Zakoneve në Shqipëri dhe në rajonin e Mesdheut, Histori moderne dhe bashkëkohore, Sistemet Politike në Europë.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

 

 

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim