Stafi i UMSH - Jetëshkrimi
Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi
PHD. Kriton Kuçi

PhD. KRITON KUÇI
Lektor dhe Përfaqësues në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë
Edukimi: Z. Kuçi është diplomuar në vitin 2006 në fushën e shkencave politike dhe administratës publike në Universitetin e Athinës, Greqi, në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Pireut, Greqi, për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe ka përfituar gradën PhD në Studime Ballkanike në vitin 2022, nga Departamenti i Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore në Fakultetin e Studimeve Ekonomike dhe Rajonale të Universitetit të Maqedonisë, Selanik, Greqi,
Eksperienca: PhD. Kriton Kuçi është pedagog i shkencave politike dhe përfaqësues i Departamentit në Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë. Ekspertiza e tij përfshin studimet e nacionalizmit, analizë diskursi, studime ndërkombëtare dhe politika të krahasuara. Ai angazhohet në projekte ndërkombëtare, nxitjen e partneriteteve akademike dhe zhvillimin e mobiliteteve studentore. Interesat kërkimore përqendrohen në proceset e riprodhimit të nacionalizmit banal nëpermjet diskursit, narrativave, historiografisë dhe institucioneve akademike.
Kontakt/e-mail: [email protected]
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
