Home > Stafi i umsh - jetëshkrimi

Prof. Assoc. Dr. Edit Bregu

Prof. Asoc. Dr. EDIT BREGU

ProRektore për Akreditimet dhe Trajnimet Profesionale

Edukimi: Znj. Bregu është diplomuar në shkencat sociale dhe drejtësi. Qysh prej vitit 2016, mban gradën "Doktor i Shkencave" në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Titullin Akademik, Profesore e Asociuar, fituar në vitin 2022 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologjisë.

Eksperienca dhe Ekspertiza: Ekspertiza e Prof. Assoc. Dr. Edit Bregu përfshin politikat e rajonit të ballkanit, integrimin europian, qeverisjen ndërkombëtare dhe bashkëpunimin institucional. Ajo luan rol qendror në menaxhimin e procesit të akreditimeve në universitet, hartimin e programeve akademike, trajnimeve dhe zhvillimit profesional. Prof Bregu është eksperte me karrierë 12 vjeçare në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme si dhe autore e shumë artikujve shkencorë botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është pjesëmarrëse e rregullt në konferenca shkencore ndërkombëtare, kongrese, seminare etj, si dhe hartuese apo eksperte në disa projekte europiane. Interesat kërkimore lidhen me integrimin europian, politikat krahasuese dhe trajnimet profesionale.

Kontakt/e-mail: [email protected] 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim